Një incident i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Burimi ka kaluar kufijtë e sjelljes ndaj Lelës.
Në një video të publikuar, Burimi është parë duke i prekur këmbët Lelës, ndërsa i fshin çizmet, edhe pse ajo i lutet të ndalet. Lela, e cila duket e shqetësuar nga veprimet e tij, i kërkon vazhdimisht që të mos e prekë dhe madje kërkon ndihmë nga Xuxi.
Burimi vazhdon të injorojë kërkesën e Lelës që ta lërë rehat, por ai nuk dëgjon, madje vazhdon t’ia bëjë të njëjtën gjë edhe Anës.
Pas këtij incidenti, Lela shprehu irritimin e saj për gjestet e papranueshme të Burimit, duke theksuar se ai vazhdon të kalojë kufijtë e saj personale në mënyrë të përsëritur.
“Po ta them si njeri për herë të fundit, sa jam akoma shumë e qetë, mos më hajde këtu afër, po dil rri atje” tha ajo.
Burimi, duke kërkuar të provokojë një bisedë, pyeti: “A bën këtu?”, ndërsa Lela u përgjigj: “Nuk bën, dhe po ta them me shumë qetësi, para se të humb kontrollin dhe të them ndonjë gjë të keqe. Kështu që shko të lutem, dil ulu atje dhe mos më rri afër.”
Pavarësisht shqetësimit të saj, Burimi e pyeti: “A je hidhëruar?”, dhe ajo konfirmoi: “Jam hidhëruar.” Ai pastaj ofroi të kërkonte falje, por Lela ishte e qartë: “Jo, nuk mund të më kërkosh falje tani, kërko falje më vonë, shko tani.”
Megjithatë, Burimi nuk u largua, duke kërkuar t’i puthë dorën, ndërsa Lela e refuzoi, duke thënë: “Nuk kam nevojë të më puthësh dorën, të lutem shko ulu atje.”
Ky incident nuk është hera e parë që Burimi kalon kufijtë personalë me prekje dhe ka shkaktuar shumë reagime të ashpra dhe negative në rrjetet sociale.