Ish-konkurrentja e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Bay T, ka shprehur habinë pasi zbuloi se ishte votuar më pak nga publiku.
Bay T ka qenë e ftuar ditën e sotme në “Ora shtatë” në Klan Kosova ku gjithashtu është shprehur se nuk priste që të dilte ajo, por Xuxi. Bay T thotë se asnjëherë nuk është thirrur në ‘dhomën e rrëfimit’ përveç një rasti që ka nënshkruar ‘diçka’, ndryshe nga gjithë banorët e tjerë.
Gjithashtu këngëtarja shprehet se vetëm votat e familjarëve të saj pa llogaritur mbështetësit ishin rreth 5000, e të gjitha këto e kanë bërë të kuptojë që diçka nuk shkon.