Një hyrje e re në shtëpinë e BBVK ka habitur jo pak opinionin publik dhe banorët brenda shtëpisë. Bëhet fjalë pikërisht për ish bashkëshortin e banores Drenusha Latifi, me të cilin ka dy fëmijë.
Atilla mbrëmjen e sotme është bërë pjesë e shtëpisë së BBVK dhe është pritur me habi e kundërshti edhe nga vet banorët e BBVK.
Kujtojmë se prej kohësh Drenusha Latifi ka treguar për ndarjen nga Atilla për shkak të dh*nës së vazhdueshme fizike e emocionale nga ai që ka zgjatur në kohë, ku në programe të ndryshme televizive ka ndarë dhe pamje shokuese e tashmë ata do duhet të jetojnë sërish brenda mureve të së njëjtë shtëpi.