Hyrja e ish bashkëshortit të Drenusha Latifit në BBVK si banor, të cilin banorja e ka akuzuar për dh*në fizike dhe emocionale ku dhe ka publikuar pamje në programe të ndryshme televizive, ka shkaktuar një zhurmë të menjëhershme në gjithë opinionin publik, përfshirë edhe banorët e shtëpisë.
Shumë nga banorët i kanë dalë në krah Drenushës e cila nuk e ka pritur aspak mirë si fillim këtë hyrje të re, e më pas e prekur ka folur në ‘dhomën e rrëfimit’.