Së fundmi, nëpër mediat rozë qarkulloi lajmi i ndarjes së Beniadës nga (ish) partneri i i saj Blerti Hajdari, lajm të cilin e konfirmoi mikja e saj e ngushtë, Jori Delli. E lidhur me këtë, Jori është pyetur në “E diell” për çiftin.
Në një bisedë me Edi Manushin, modelja konfirmoi edhe një herë se Beniada është beqare dhe secili ka vazhduar jetën e vet tashmë.
Pjesë nga biseda:
Edi Manushi: Jam kurioz, Beniada është ndarë vërtet se ti i di këto?! Është ndarë përfundimisht, e sigurt?
Jori Delli: Po. Beniada është ‘single’, një duartrokitje!
Edi Manushi: Nuk është fundi i botës jo, por thjesht t’a dinim.
Jori Delli: Është fillimi i një diçkaje tjetër.
Edi Manushi: Çfarë ndodhi, nuk eci një ‘italian’ me një shqiptar?
Jori Delli: Jo nuk është ajo, por nuk mund të flas.
Kujtojmë se Beniada ka qenë prej disa muajsh e lidhur me Blerti Hajdarin, të cilët u njohën gjatë emisionit “Procesi Sportiv”. Ajo ka qenë mjaft e fshehtë në lidhje me jetën private dhe asnjëherë nuk ka folur për lidhjen e tyre.