Ditën e sotme në disa media u përhap lajmi se këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Artjola Toska, është në pritje të ëmbël në muajin e gjashtë të shtatzënisë.
Artisten prej kohësh e kemi parë të tërhequr nga daljet publike, ndërsa tashmë u përfol se këngëtarja do të bëhet nënë në moshën 51-vjeçare.
Nisur nga kjo Artjola ka reaguar përmes një Instastory, ku përgënjeshtron lajmin.
“Të dashur miq! Lajmet që po qarkullojnë këto ditë nëpër portale rreth meje, janë tërësisht të rreme. Dua t’u kujtoj portaleve dhe atyre që qëndrojnë pas, që SHPIFJA PËRBËN VEPËR PENALE!”, u shpreh Artjola.