“Big Brother VIP Kosova” ka publikuar një video të banores Drenusha Latifi pas situatës së krijuar nga hyrja e ish-bashkëshortit të saj në këtë format.
Në videon e publikuar shfaqet Drenusha, e cila shprehet se gjithçka priste ishte që ish-bashkëshorti,Atilla Kardesh, t’i kërkonte falje, të cilin e ka akuzuar publikisht për dhunë fizike.
Gjithashtu Drenusha thekson në dhomën e rrëfimit se nuk ndihet e kërcënuar nga prezenca e tij.
“Prezenca e tij si individ, mua këtu nuk më shkakton absolutisht frikë, pasi e di se “Big Brother” e ka atë fuqi që nuk i toleron këto gjera, por edhe unë vet si Drenushë, nuk ndihem absolutisht e kërcënuar apo e abuzuar në mënyrë psikike. Përkundrazi, unë e kam parë në një tunel një pikë të bardhë, më në fund, që ka shpresë për një kërkim falje prej anës së tij që më ka munguar shumë dhe e kam pasur shumë të nevojshme për sa i përket raportit me fëmijët tanë. Absolutisht kurrgjë më tepër”, shprehet Drenusha.
Kjo video është publikuar pas një reagimi të ashpër publik dhe jo vetëm.
Më herët, ministria e Drejtësisë së Kosovës deklaroi se ka kërkuar largimin e menjëhershëm të Atillës nga “Big Brother VIP Kosova”, pasi prezenca e tij përbën dhunë psikologjike për Drenushën, si dhe shkakton pasoja psikologjike te fëmijët e ish-bashkëshortëve.