Armaldo Kllogjerin e “përndjek” emri i Luizit në çdo dalje të tij. Kështu ka ndodhur dhe së fundmi, ku tenori është pyetur në lidhje me marrëdhënien që ata kanë pas përfundimit të “BBV”.
Shumë shkurt Armaldo sqaroi se i kanë shkëputur marrëdhëniet me njëri-tjetrin.
“I kemi shkëputur, kur ke një marrëdhënie të shkëputur, do të thotë që i ke të shkëputura.” – ka thënë Maestro.
Është përfolur gjatë për një bashkëpunim mes Armaldos dhe Luizit, por sipas maestros kjo gjë nuk do ndodhë dhe nuk i ka kërkuar kurrë që të bëjnë një këngë se bashku, thjesht ka qenë dëshira e fansave të tyre. Ndonëse sërish ia la “kohës”, duke mos e mohuar kështu mundësinë e një bashkëpunimi me personazhin më të përfolur të momentit.
“Unë nuk kam kërkuar asnjëherë të bëj këngë me atë. Dëshirë kanë fansat që të bëjmë këngë bashkë, por duhet t’ja lëmë kohës,”-përfundoi Kllogjeri.
Pra me sa duket, Maestro bashkëpunim nuk i ka kërkuar, ama as jo nuk i tha një projekti të përbashkët me Luizin, kështu që ne na mbetet të presim për këtë. Ju do e donit një bashkëpunim mes tyre?!