Djali i Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, Amen, feston sot 1-vjetorin e tij të lindjes dhe urimet nga këngëtarja e aktori në rrjete sociale nuk kanë munguar.
E para ka qenë Xhensila ajo që e ka uruar përmes një kënge që lançoi sot me titull “Baby Amen” ku zbuloi edhe portretin ëngjëllor të djalit të saj, por edhe disa vargje që duket se lidhen me këtë periudhë të vështirë për të pas ndarjes nga Besi.
Nga ana tjetër, aktori Bes Kallaku e ka uruar Amen përmes një postimi në Instagram, ku ka treguar edhe dhuratën e veçantë për të birin- librin “Bibla ime e parë”, ndërsa nuk ka munguar edhe dedikimi i ndjerë.
“Amen, në ditëlindjen tënde të parë, po të dhuroj Biblën time të parë, atë që duhet të kërkosh në fillim, mbretërinë e Perëndisë. Askush në jetë nuk do të ta mësojë udhën, të vërtetën dhe jetën më shumë se sa ky libër, më shumë se sa fjala e Perëndisë. Gjithçka që do kërkosh dhe do pyesësh, çdo përgjigje do e gjesh këtu.
Do kuptosh përulësinë dhe dashurinë e mbi të gjitha përjetësinë. Duaji të gjithë ata që ke afër, sidomos ata që do të rrinë afër në momentet e vështira. Jep dashuri në jetë, e vetmja gjë që do të të afrojë me Zotin. Do kuptosh se fuqia e jetës edhe vdekjes gjendet vetëm në gjuhën tënde e në fjalën tënde. Do kuptosh se njeriun nuk e ndot papastërtia e ushqimit por çdo fjalë që del nga goja e tij. Qofsh i ëmbël mjaltë, siç je, siç jeni bashkë me Ajkën. J’u dua! Urime 1-vjetorin, loku im i vogël.”, shkruan Besi në urimin e tij.