Dy banorët e “Big Brother VIP Kosova”, Xheneta dhe Gjesti, kanë shkëmbyer puthjen e parë mes tyre.
Momenti romantik ndodhi teksa dyshja po vallëzonin nën tingujt e muzikës në oborrin e shtëpisë.
Më herët, Gjesti kishte shprehur se puthjen e parë do ta ruante për një moment të veçantë dhe mesa duket ky ishte çasti që ai po priste.
Puthja e tyre është komentuar tepër në rrjet e që nga ai moment dyshja nuk ka ndalur përqafimet dhe afrimitetin mes tyre.