Bled Mane ka qenë i ftuar sot në “Wake Up”, ku ndër të tjera foli edhe lidhur me yjet e BBV2 , ku sipas tij 6 prej tyre janë “milionerët më të rinj” në qytet.
Gazetari tregoi edhe fitimet e secilit prej imazhit, reklamave në Instagram, kontratave apo koncerteve. Sipas Bledit, personazhi më i kërkuar dhe më i paguar është Luiz Ejlli, siç të gjithë mund t’a marrin me mend, duke arritur fitime deri në 100mijë euro në muaj. Ndërsa nga vajzat, më e paguara është Jori Delli, fitimet e së cilës shkojnë në 20 mijë euro në muaj, duke u ndjekur nga Efi me 12mijë euro në muaj. Pjesë e listës, sipas Manes janë edhe Maestro me 15-17milionë lekë të vjetra në muaj si dhe më aktivi i momentit, Ronaldo Sharka me 20milionë lekë të vjetra në muaj.
Deri këtu, në rregull. Por, ajo që i bëri përshtypje moderatorëve në studio (dhe neve gjithashtu) , është që Bledi nuk e përmendi fare Kiara Titon, edhe pse aktualisht ajo është personazhi më i ndjekur në rrjete sociale nga yjet e BBV duke numëruar plot 730 mijë ndjekës në Instagram dhe gjatë gjithë kohës poston brande të ndryshme si dhe ka lancuar brandin e saj të rroba-banjove, përpos projekteve si moderatore.
Me sa duket, gazetari Bled Mane e kishte ndarë mendjen të mos fliste lidhur me moderatoren, pasi në momentin që iu bë pyetja pse Kiara nuk është në listë, nisi të qeshë në mënyrë ironike, duke kthyer më pas një përgjigje – nga ato të zakonshmet e Manes sa herë pyetet për Kiarën.
“Seç dëgjova që përmendët një emër. Po s’ka shitur asnjë palë brekë. Ti ke shoqe, a njeh njeri që ka blerë aty?? Do e kishe kuptuar, se po të kishin blerë, do e ekspozonin. (Qesh) Për reklama, Kiara nuk ka intensitetin e Jorit, nuk ka kërkesat e Jorit. Luizi me Kiarën është si paketë. Është si kur vete te fast food-i, blen hamburger të japin dhe një pije freskuese falas, e ke parasysh? Kështu që atë nuk e shikon dot të ndarë. Nuk është një kalama që hoqi dorën nga prindi e tani po ecën vet. Kiara nuk ka pasur ndonjëherë imazh të saj.” – është shprehur gazetari, duke dhënë kështu një deklaratë shumë të fortë lidhur me imazhin e moderatores.