Krist Aliaj Dragot ishte një ndër personazhet më të spikatur të BBV, ku me natyrën dhe personazhin e tij arriti të prekte finalen e madhe dhe të luftonte “kokë më kokë” me Luiz Ejllin për çmimin e madh.
Si çdo personazh, edhe ai ka krijuar ndjekësit që e duan dhe ata që nuk e duan. E këta të fundit, duket se janë pak më agresivë.
Kohët e fundit, është përfolur se Kristi mund të jetë opinionist i edicionit të tretë të BBV, e mesa duket dikush nuk e ka duruar dot këtë fakt, duke arritur deri në kërcënime.
“Do të bëj varrin po vajte opinionist në BBV3. Nuk do të gjenden as kockat” – është mesazhi që iu është dërguar Kristit në rrjetet sociale.
Këtë mesazh të ndjekësit, e ka shpërndarë vet Kristi përmes një Instastory, ku shkruan:
“ Si t’ia bëjmë tani, opozita është e fortë.“
Kujtojmë se aktualisht, Kristi është anëtar i jurisë së “She’s On Top” përkrah Dea Mishel, ndërsa edhe ka lajmëruar se do të lançojë së shpejti një linjë të vetën parfumesh.