Einxhel Shkira ka sqaruar deklaratën e saj pak ditë më parë në “Goca dhe gra” lidhur me vajzat që shtyjnë moshën e mëmësisë, që nuk ‘ndezi’ reagim vetëm në studio por edhe në rrjet e gjithashtu te Neda Balluku e më pas u ‘përfshi’ edhe Egla Ceno e Rudina Dembacaj. (Lexo këtu reagimet)
Ajo u shpreh në “Wake up” se ka qenë gjithmonë pro krijimit të një familje, por jo kundër karrierës!
“Nuk e kam pasur fjalën për ata që nuk duan, nuk kanë partner, apo kanë probleme shëndetësore. Unë gjithmonë kam qenë pro krijimit të familjes. Nëse do ishte paralel me karrierën, do ishte perfekte”, tha Einxhel Shkira.