Prej kohësh princ Leka dhe Blerta Celibashi po jetojnë lidhjen e tyre të dashurisë, më se të lumtur në krahët e njëri-tjetrit.
Çifti është parë shpesh nëpër evente të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, duke i treguar me krenari ‘botës’ dashurinë e tyre, pas gjithë paragjykimeve për çiftin, sidomos pas skandal mbretëror mes princit dhe ish bashkëshortes së tij, Elia Zaharias.
Madje jo vetëm me Blertën, por Leka gëzon një marrëdhënie shumë të mirë edhe me familjarët e saj. Këtë na e ka treguar motra e Blertës, e cila ka postuar në Instagram një foto e përqafuar me princin, që menjëherë ka marrë vëmendje në rrjet.