Arjon Muça u gjend në kolltukun e psikologut në “Natën me Aulonën” në MCN ku shprehu dëshirën për të qenë njëherë përballë një psikologu të vërtetë.
Moderatori tha se të gjithë kemi deformimet tona dhe do të ishe shumë kureshtar të dinte mendimin e një psikologu për të. Në këtë linjë mendimi, Arjoni zbuloi edhe një sekret që nuk e ka thënë kurrë në ekran.
Arjon Muça: Unë jam disleksik, një nga gjërat që s’e kam thënë kurrë në ekran. Jam disleksik, kam probleme me leximin.
-Si e zbulove?
Arjon Muça: Në periudhën e parë të shkollës. 6-7 vjeç unë kuptoja që kur të tjerët dinin të lexonin, unë s’dija. Jo se s’dija, s’e kuptoja mirë sesi funksiononte koncepti i leximit, mua më bëhen shkronjat kaçurrel dhe në fakt unë punoj në ekran, kur ti elxon skaletën dhe më duhet punë e dyfishtë, të jem shumë i qetë psikologjikisht që atë skaletë ta përpunoj. Unë mësoj përmendësh dhe në momentin që unë filloj lexoj, truri im ka përfituar ndër vite kapacitetin të ravijëzojë imazhe fotografike, pra unë e rishoh skaletën, e kam sikur të ishte një fotografi skaleta dhe rigjej pikat, fjalët kyçe që kam vendosur.
Arjoni shtoi se në transmetimet e “Shqipëria Live” kur i është dashur të lexojë edhe dokumente, ka bërë shumë herë prova paraprakisht sepse e di që audienca nuk fal. Më tej gjatë intervistës, ai pranoi se ka pasur edhe ndihmën e pakushtëzuar të koleges, Erjona Rusit.