E ftuara e mbrëmjes së kaluar në emisionin “Goca dhe Gra”, Livia Brunga, ka tërhequr vëmendjen me deklaratat e saj të guximshme lidhur me marrëdhënien me ish-konkurrentin e “Për’puthen”, Mevlan Shaba dhe për faktin se ftesën për t’u bërë pjesë e BBVK3 ata e kishin marrë çift fillimisht, por Livia nuk kishte pranuar.
Në bisedën e saj, për habi, Livia tregon se ka mbështetjen nga prindërit e Mevlanit.
Në fund të intervistës, moderatorja Rudina Dembacaj i bëri një pyetje direkte: A do të bëheshe pjesë e “Big Brother VIP 4”?
Livia nuk e përjashtoi mundësinë dhe u përgjigj:
“Sigurisht që është një moment pak i vështirë, por nëse vendos të hyj në Big Brother, do ta bëj vetëm në Top Channel, Shqipëri. Kam pasur oferta për ta bërë edhe në Itali, por për mua është më kuptimplotë këtu.”