Këngëtarja Jonida Maliqi ka hedhur në gjyq ish-bashkëshortin e saj, biznesmenin Gent Prizreni. Shkak është bërë pensioni ushqimor për të cilin këngëtarja pretendon se nuk është paguar nga ish-bashkëshorti.
Dyshja janë divorcuar para 8 vitesh, ndërsa gjatë martesës së tyre sollën në jetë një djalë.
Ish-bashkëshorti i këngëtares duhej të paguante 2 mijë euro në muaj, sikurse kishin rënë dakord.
Mesa duket, ish-bashkëshorti i këngëtares nuk i është përmbajtur marrëveshjes së nënshkruar pas zgjidhjes së martesës me këngëtares.
Po ashtu, në kërkesëpadi theksohet se kur ka ndodhur divorci ish-bashkëshorti ishte pronar ose bashkëpronar i shumë pasurive, sidomos të paluajtshme të ndodhura në shumë lokalitete të Shqipërisë, që mund të vlerësoheshin në masën 3-4 milionë euro.