Banorja e “Big Brother VIP Kosova”, Diana Tahiri, ndau një histori prekëse mbrëmjen e kaluar, duke hapur një kapitull të rëndësishëm të jetës së saj.
Ajo rrëfeu për një aksident tragjik të ndodhur në vitin 2015, që ka lënë gjurmë të thella në jetën e saj dhe e ka formuar si person.
Pjesa më emocionuese e natës ishte vizita e motrës së Dianës, e cila kishte ardhur nga Norvegjia. Përveç përqafimeve dhe emocionit të takimit, ajo i dha një lajm të rëndë: babai i tyre kishte pësuar një sulm dhe ndodhej në spital.
Motra i kërkoi Dianës të largohej nga gara për t’u bashkuar me familjen dhe për t’u kujdesur për të atin. Ky moment preku jo vetëm Dianën, por edhe banorët dhe publikun që e ndoqën situatën e saj të vështirë.
Një moment tjetër që ka ngjallur diskutime ishte kur Diana u pa duke mbajtur një pecetë, që disa në rrjet spekulojnë se mund të kishte një mesazh të fshehur. Megjithatë, asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht dhe kjo mbetet në nivel thashethemesh.
Gjithashtu një detaj që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale është dhe një frazë që motra e Dianës thuhet se i ka thënë asaj në vesh, në norvegjisht, duke përmendur: “E urrejmë familjarisht Arionin”.
Pas situatës, banorët kanë diskutuar nëse Diana duhet të largohet për të qenë pranë familjes së saj. Për momentin, vendimi i saj mbetet i paqartë, ndërsa situata ka nxjerrë në pah presionin emocional dhe sfidat që banorët përballen gjatë pjesëmarrjes në një format të tillë.