Në podcast-in “FLET” në “Top Albania Radio”, Adriana Matoshi foli edhe për lidhjen me ish-partnerin 19 vite më të ri, Keith Groeneveld.
“Unë kam dashur të bashkoj botën”,tha Adriana me batutë kur u pyet ç’e lidhi me Afrikën.
Më tej, aktorja tha se mbi të gjitha ka përjetuar një dashuri të jashtëzakonshme për të cilën nuk pendohet pasi e dinte që nuk do të zgjaste përgjithmonë.
Ilnisa Agolli: Sa zgjati e gjitha kjo dashuri?
Adriana Matoshi: 3 vite. Por asnjëherë nuk kam thënë që ka do të më zgjasë tërë jetën. Nuk më ka zgjatur asnjëherë as lidhja ime me ish-bashkëshortin tim që kam 4 fëmijë. Unë e kam menduar se do të më zgjasë tërë jetën, nuk ka zgjatur. Dashuritë e mëdha mendoj se shkëputen diku. Unë e kam përjetuar një dashuri të madhe që nuk jam pishman, sado që krejt bota shqiptare ka folur.