Inis Neziri është një këngëtare mjaft e dashur për publikun. Ndonëse gjithnjë ka preferuar të qëndrojë larg skandaleve të showbiz në vendin tonë, projektet e saj muzikore janë përqafuar gjithnjë nga publiku.
Thënë kjo, Inisi e mban totalisht hermetike jetën e saj private pasi nuk preferon të bëhet titull lajmi në mediat rozë për jetën private.
E ftuar së fundmi në “Një gotë rose” me Rozana Radin ajo ka treguar se thashethemi më i keq që ka dëgjuar për veten është se ka qenë në një lidhje me këngëtarin Ylli Limani, gjë që me sa duket nuk ka qenë kurrë e vërtetë.
Inisi shton se pikërisht pyetjet lidhur me jetën private janë arsyeja pse ajo preferon të mos shkojë nëpër studio televizive e emisione për të dhënë intervista.