Debatet dhe situatat në BBVK nuk ndalen e po ashtu ofendimet e banorëve herë pas here kundrejt njëri-tjetrit, kryesisht një prej banorëve më të rinj në BBVK, ish konkurenti i “Për’puthen” Edi.
Që prej hyrjes së tij, Edit shumë herë i është tërhequr vëmendja edhe nga vet produksioni si dhe banorët për fjalorin e papërshtatshëm e sjelljen jo etike në shtëpi përmes deklaratave të tij sidomos për vajzat e shtëpisë.
Ndërsa në rrjet është bërë tejet virale momenti kur ai e quan Sara Kolamin ‘k*rvë’ në gjuhën gjermane (Lexo këtu), një tjetër moment po shkakton indinjatë në rrjet.
Në videon e publikuar në rrjet, shikohet Edi ndërsa i kthehet Sarës me ofendime mjaft të rënda.
Pjesë nga biseda:
Leo (i drejtohet Sarës) : Fshija shpinën (Edit)…
Sara: E fshin vet ai, ça jam unë që ta fshij.
Edi: Qe arroganca jote.
Sara: Nuk është arrogancë.
Edi: Kush të merr ty kështu.
Sara: Vallahi ka kush të më marri pa merak.
Edi: E di unë, e di që të marrin po për çfarë të marrin.
Sara: Për ça më marrin Edi?
Edi: S’bon me fol.
Shiko këtu videon.