Një deklaratë e dikurshme, para se Jori Delli të bëhej pjesë e BBV, u bë kryefjalë e mediave rozë dikur.
Në një intervistë me Edi Manushin, modelja u pyet asokohe për VIP-in e preferuar shqiptar, me të cilin do donte të ndante eksperiencën e BBV dhe përgjigja e Jorit ishte “Butrint Imeri”.
Kjo deklaratë e Jorit u bë virale në rrjet, pasi pjesë e shtëpisë ishte ish e dashura e këngëtarit, moderatorja Kiara Tito, e cila në atë kohë ishte në fillimet e njohjes me Luiz Ejllin.
E ftuar sërish në intervistë me Manushin, ky i fundit nuk ngurroi t’a pyeste edhe një herë lidhur me deklaratën e bujshme.
Për këtë, Jori është shprehur se nuk e njihte fare Butrint Imerin, thjesht e tha emrin e tij duke u nisur nga Beniada.
“Obobo mos na ngatërro kot… ti the më thuaj një emër dhe une e lidha me faktin se Beniada kishte bërë atë gabim edhe e thash, po unë se njifja fare.”-sqaroi ajo.