Konkurrenti i Big Brother Vip Kosova, Eduart Kuqi, ka kërkuar të lërë shtëpinë mbrëmjen e djeshme duke u përplasur me tone të larta me moderatorin. Edi tha se donte të largohej menjëherë për shkak të disa çështjeve që kishte lënë pezull jashtë këtij formati, ndonëse nuk zbuloi më shumë për publikun.
Pas kërkesës së Edit ndërhyri moderatorja Jonida Vokshi, e cila tha: “Duke qenë se jemi në fund të prime-t, do të këshilloja të qëndroje dhe sot sepse na pret darka, dhe nesër mund të flasësh me ‘Vëllain e madh’…”(ndërpritet nga Edi)
Edi: A dëshironi me zor me ndejt? Moti e kam pasur në mendje këtë gjë. Nuk ka nevojë. Mos më shtini me thy derën se edhe e thej derën nuk ka problem. Bimi valixhet edhe dalë.
Më pas ndërhyri moderatori Alaudin Hamiti i cili e kritikoi Edin dhe si përfundim banorit iu dha konfirmimi që mund të largohej menjëherë dhe la shtëpinë pasi u takua me konkurrentët. Para se të dilte, Edi i kërkoi sërish falje Sarës dhe i la disa porosi Drilonit.