Sërish situata në BBVK është tensionuar në orët e para të mëngjesit, gjë që ka çuar në ndërprerjen e transmetimit live. Një përplasje mes Kevinit dhe Xuxit, ka arritur deri në prekje fizike nga ky i fundit.(Sipas asaj që kanë thënë banorët)
Ndërkohë nuk dihet se cila ishte arsyeja e vërtetë e përplasjes, por thuhet se ishte prishja e qetësisë në dhomën e gjumit.
Lidhur me këtë ngjarje ka reaguar edhe mamaja e Kevinit, e cila kritikon ashpër sjelljen e Xuxit.
Mbetet për t’u parë nëse ky veprim do të ketë pasoja, ndërsa kujtojmë që disa javë më parë Xuxi u dënua nga “Vëllai i Madh” për të njëjtën sjellje ku u çua në televotim dhe publiku vendosi ta mbajë në shtëpi.