Prej kohësh, Luiz Ejlli ka lajmëruar lançimin e një projekti të ri muzikor, një pjesë të të cilit e tregoi në “Fiks Fare”, ku ishte i ftuar dhe që atëherë kënga është bërë virale ende pa dalë.
Kënga e re e Luizit është fund e krye një dedikim për partneren e tij, moderatoren Kiara Tito. Që në titullin “Kiara” deri në mbylljen e këngës, projekti është një përshkrim i ndjenjave dhe rrugëtimit të Luizit me Kiarën.
E sigurisht, në këngën që mban titullin “Kiara”, nuk mund të përshtatej një tjetër personazh më mirë në klip, se sa vet “muza e frymëzimit” të Luizit, Kiara Tito.
Momentin e shkëputur nga klipi, e ka ndarë vet këngëtari, nëpërmjet një postimi në Instagram, ku duket më se i lumtur me Kiara Titon në krah, teksa nuk ka munguar edhe një puthje e çiftit.
Videon e ka shpërndarë edhe vet moderatorja në Instastory, teksa shkruan një dedikim për partnerin e saj, si edhe një mesazh për çdo grua.
“Faleminderit që më bën të lumtur çdo ditë. I uroj çdo gruaje një Luiz në jetën e tyre. E jotja përgjithmonë ❤️ ” – ka shkruar Kiara Tito.