Që pas daljes nga BBV2 ku u rendit e treta, Efi ka deklaruar vazhdimisht se nuk është në ditët e saj më të mira, madje vendosi që të ‘shkëputej’ për pak edhe nga miqtë e saj, duke kaluar pak kohë vetëm me veten.
E më në fund pas disa muajsh reflektimi, Efi vendosi të dilte nga ajo fazë, duke marrë valixhet për të pushuar pak ditë jashtë Shqipërisë me mikeshat e saj.
Teksa dukej se ish banorja e BBV iu kthye normalitetit, gjë që u vu re përmes postimeve të saj ku dukej mjaft në formë, diçka tjetër ndodhi dhe për këtë ajo fajësoi publikun e saj, që sipas Efit e ka “marrë mësysh” .
Në postimet e saj të fundit, Efi shfaqet e sëmurë dhe ndërsa ka ndarë disa momente me ndjekësit, ajo ka thënë:
“Jam copë-copë. Konkluzioni im në këto pushime ishte që mos hidhni foto gjatë pushimeve, mos tregoni sa mirë po kaloni. Jam shumë sëmurë.”
Si të mos mjaftonte kjo, Efit i është shtyrë fluturimi për plot 4 orë, duke e lënë kështu të sëmurë në aeroport.
Epo, të shkuara Efit, plastë syri i keq pra! 😉