Ana Ejupi ka reaguar në Instagram pasi gjatë spektaklit të djeshëm të Big Brother VIP Kosova u shfaq një video e ish të dashurit të saj, i cili tregonte se e kishin lënë lidhjen të hapur para se ajo të bëhej pjesë e reality show-t.
Ana ka fajësuar produksionin duke e quajtur “të fëlliqur”.
Më pas, në një postim tjetër, ajo ka shprehur zhgënjimin për mënyrën si trajtohet ende situata pas largimit të saj nga shtëpia e famshme.
Ana theksoi se shqetësimi i saj i vetëm është Kevini.