Ata ishin dikur dy “gangsterët” më të përfolur në showbizin shqiptar. Por, pas tërheqjes së saj nga muzika nuk i kemi parë më bashkë.
Çiljeta dhe Noizy kanë qenë prej vitesh një nga dyshet më të dashura të muzikës shqiptare me disa super projekte të përbashkëta, por edhe me një miqësi shumë të mirë me njëri-tjetrin.
Kohët e fundit dy artistët nuk i kemi parë më bashkë teksa Çiljeta mungoi edhe në “Alpha Show 1”, duke nxitur aludime për ndonjë krisje të mundshme të miqësisë mes tyre.
Gjë që mesa duket, nuk është e vërtetë. Ose edhe nëse ka pasur diçka, sot gjërat mes tyre janë shumë mirë.
Këtë e ka treguar vetë këngëtarja në mediat sociale ku ka zbuluar se do jetë në koncertin e Noizyt.
“E si mund të mungoja unë mama lover te lali”-shkruan Çiljeta në Instagram.