Sezoni i ri televiziv starton në shtator, e bashkë me të edhe larmishmëria e programeve më të pëlqyer të publikut – ndër to edhe “Dancing with the stars Albania”.
Teksa edicioni i parë në Top-Channel rezultoi një sukses i vërtetë, jemi kuriozë të dimë cilat janë konkurrentët që do i bashkëngjiten skenës së yjeve.
Ndër 12 konkurrentët pjesëmarrës, kemi zbuluar se këngëtarja dhe moderatorja e Wake Up, Enxhi Nasufi do të bëhet pjesë e kastit. Bashkë me Enxhin, edhe një tjetër figurë e njohur për median dhe rrjetet sociale dhe shumë e pëlqyer sidomos nga vajzat, do t’i bashkohet programit. Bëhet fjalë për blogeren Sara Karaj.
Më herët është bërë me dije se edhe gazetari Eni Shehu do të jetë pjesë e formatit, ndërsa presim tashmë të mësojmë cilët do të jenë 9 personazhet e tjerë që do t’i bashkohen sfidës së kërcimit.
Përsa i përket formatit, deri tani dimë se do të moderohet sërish nga Bora Zemani dhe Valbona Selimllari do të jetë sërish pjesë e jurisë. Gjithashtu flitet se gazetari Eno Popi, i cili sezonin e shkuar ishte bashkëmoderator i Borës në hapësirën e “Gold Room”, do të zëvendësohet nga Megi Pojani këtë sezon.