Një lajm që hidhte dyshime ndaj kantautorit Pirro Çako u publikua online teksa një lëvizje e çuditshme kishte ndodhur me një nga këngët e kënduara nga artistja e njohur Parashqevi Simaku,
Një prej këngëve më të famshme të saj, “E duam lumturinë”, ka ekzistuar në “YouTube” prej më shumë se 9 vitesh, e ngarkuar në një kanal jozyrtar, me plot 5 milionë e gjysmë klikime, e ku të shumtë ishin ata që riktheheshin herë pas here për ta dëgjuar.
Mbi 200 mijë klikime, këngës iu shtuan vetëm gjatë javës së fundit, dhe kjo falë interesit të madh që ngjallën lajmet për këngëtaren në SHBA. Versioni i vjetër me miliona klikime është fshirë nga YouTube, ndërsa kënga është rihedhur një ditë më parë, në mesin e interesit të shtuar për Parashqevi Simakun, nga kanali zyrtar i Pirro Çakos.
Mbi gjithë aludimet e ngritura online, ka reaguar biznesmeni që po kujdeset për Parashqevi Simakun, Elton Ilirjani, i cili thotë se Parashqevia flet me nota pozitiviteti për kantautorin dhe të atin e tij dhe lutet që të mos abuzohet me emrin e tij.