Ditën e sotme, burime për “Panorama” kanë zbuluar se moderimi i “BBV Fan Club” ishte programuar për moderatoren Roza Lati, mirëpo ndryshime kanë ndodhur në momentin e fundit, duke ia dhënë vendin Heidi Bacit.
Lidhur me këtë, “Panorama” raporton se Roza ka pasur përplasje me një pjesë të stafit, duke iu kërkuar llogari për këtë vendim. Megjithatë, emri i Heidit u formalizua shumë shpejt, duke mos lënë vend për të tjera debate.
Së fundmi, diçka që ka shtuar dyshimet ka qenë përgjigjja e Mikela Pupës në një “Ask” lidhur me shoqen e saj, Roza Lati.
Sipas Mikelës, Roza Lati do të ishte zgjedhja ideale për Fun Club-in. Ajo e përshkroi Rozën si një figurë që di të krijojë energji të jashtëzakonshme dhe të mbajë një program të fuqishëm live, duke ofruar debate dhe duke ftuar personazhe interesante. Sa i përket Heidit, Mikela shton se nuk e njeh dhe nuk e di si do të jetë si moderatore.
“Di të them se e di kush do e bënte atë program një bombë. Kush do i jepte super energji dhe kush do mbante një super program LIVE,” shkruan Mikela, duke përmendur Rozën si një shembull të përsosur.