Emocionet e para dhe kimia mes banorëve kanë nisur të ndihen brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”.
Xum Allushi ka zbuluar hapur një ndjenjë pëlqimi ndaj Egli Takos, duke ndarë mendimet e tij me disa prej banorëve.
“Sytë që qeshin dhe shkëlqejnë fshehin shpirt dhe zemra që qan shumë. Përmenda sytë në fillim kur ka hyrë, jo jetën. Ishalla ma bën mbarë ti, prandaj ta thash” – i shprehet Xumi Gertës, duke theksuar detajet që e kanë tërhequr te Egli.
Më pas, ai shton:
“Dje, kur gatuanim. Unë njërën dorë këtej, ajo njërën dorë andej. Kishim një farë kimie. Dashuria të mban në ajër.”
Por ndjenjat e tij nuk përfundojnë këtu. Në një bisedë me një tjetër banor, Xumi shton:
“Që kur ka hyrë ajo gocë, mua më ka fol sytë dhe mendja e saj. Kur ia dëgjova rrëfimin, mua më grrici.”
Ndërkohë, ende nuk është e qartë nëse Egli ndan të njëjtat ndjenja si Xumi.
Nga ana tjetër, vetëm një natë më parë Xumi ka qarë për ish-in e tij, një marrëdhënie në vitin 2021 që ka zgjatur rreth 6 muaj po shumë intensive, siç vet banori e përshkruan.
Me sa duket, lotët u thanë tashmë dhe një pëlqim i ri ka lindur për banorin e BBV4.