Këngëtarja Parashqevi Simaku ka përçuar një mesazh të ngrohtë urimi për festën e Krishtlindjeve, duke shprehur dashuri dhe respekt për shqiptarët kudo që ndodhen.
Ajo ka publikuar një video, ku feston me bashkatdhetarët në SHBA, dhe në mesazhin e saj thotë:
“Ju uroj Krishtlindjet të gjithë shqiptarëve në mbarë botën, me shumë dashuri dhe respekt. Ju përqafoj, Zoti ju faltë e ju bekoftë.”
Ky urim tregon lidhjen e ngushtë të këngëtares me komunitetin shqiptar.
Nga ana tjetër, Parashqevia është shfaqur edhe në këngën e fundvitit nga TCH, ku këndon një pjesë të këngës së saj ikonike “E duam lumturinë”, këngë e cila është përzgjedhur nga televizioni si kartolinë e festave, një traditë shumëvjeçare në TCH.