Me siguri ju kujtohet Bertina Mehmeti, një nga banoret kaçurrelse dhe shumë simpatike të edicionit të tretë të Big Brother, kur reality show zhvillohej me njerëz jo të famshëm. Banorja rrëmbeu zemrat e publikut gjatë kohës që ishte pjesë e Big Brother, por edhe pas përfundimit të tij pasi qëndroi për një kohë të gjatë në jetën publike.
Megjithatë, prej vitesh Bertina ka zgjedhur të distancohet nga televizioni dhe po jeton një jetë më diskrete duke mbajtur edhe një Instagram privat. Por disa lajme nuk kanë si t’i shpëtojnë vëmendjes së publikut, sidomos kur kanë të bëjnë me një ndryshim të madh, siç është ardhja e një fëmije në jetë.
Bertina po bëhet nënë dhe këtë e ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram, por lajmi u bë shpejt publik. Ish-banorja e Big Brother ka mbajtur një festë për zbulimin e gjinisë dhe nga postimet në rrjetet sociale është mësuar që ajo do të bëhet nënë e një djali.