Gjatë spektaklit të mbrëmjes së kaluar të Big Brother VIP Kosova, dy banorë u eliminuan, por njëri prej tyre u rikthye si rezultat i një televotimi të hapur për disa minuta.
Bëhet fjalë për Fitimin dhe Laurenin, të cilët konkurronin si një banor i vetëm. Pasi mbërritën në studio, atyre iu bë me dije se kishin mundësinë që të dilnin në një televotim dhe publiku të vendoste se kë donte të rikthente.
Mirëpo, Laureni vendosi të tërhiqej, duke i lënë mundësinë Fitimit për të shkuar në televotim dhe publiku të vendoste nëse donte apo jo ta rikthente në shtëpi.
Si rezutat i televotimit, Fitimit iu dha mundësia të kthehej në shtëpi.
Banorët e pritën me shumë gëzim kthimin e tij në shtëpi dhe në garë për çmimin e madh.