“Fundjava ndryshe” në bashkëpunim me TCH kanë nisur rikonstruksionin e shtëpisë së banorit të BBV4, Klajdi Musabelliu, i cili në rrëfimin e jetës së tij në Prime, foli edhe për kushtet e vështira financiare, gjë që e kishin bërë banorin të hiqte dorë edhe nga muzika.
Ditën e sotme, Arbër Hajdari ka vizituar shtëpinë e banorit ku dhe ka folur me nënën e tij.
Tashmë, ëndrra e Klajdi Musabelliut vazhdon dhe ne urojmë që t’i rikthehet sa më shpejt muzikës së tij dhe skenave shqiptare pas shumë vitesh mungesë!