Drenusha Latifi është surprizuar në spektaklin e së premtes nga BBVK nga nëna e saj, takim ky që ngjalli lot dhe emocione tek ish-missi.
Por, në një moment, nëna e Drenushës i tha se ish-bashkëshorti i saj, Atilla Kardesh nuk ka lejuar që fëmijët të vijnë në BBVK.
“Unë e kom bërë kërkesën tek qendra sociale, Atilla nuk ka dashur sonte t’i sjellë fëmijët, pasi nuk dëshiron që t’i ekspozojë fëmijët. Ai vetë do të ekspozohet e të bëhet i famshëm”, i tha e ëma e Drenushës.
Në një moment u kuptua se nëna e ish-missit kishte pezulluar ardhjen në Big Brother VIP Kosova, me të vetmen arsye që të vinte po ashtu me fëmijët.
“Arsyeja ka qenë se ai nuk do t’i ekspozojë në Big Brother. A fëmijët duhet të rrinë, mos ta shohin mamin e vet, nuk është e lehtë, duhen kuptuar edhe ndjenjat e nënës edhe ai”, deklaroi ajo mes tjerash.
Nëna e Drenushës gjithashtu tha se gjendja e fëmijëve është mirë dhe se i sheh çdo ditë.
Nga ana tjetër, opinionistja Olta Gixhari nuk i ka përmbajtur lotët ndërsa ka bërë dhe një thirrje publike Atillës që t’i mundësojë Drenushës dhe fëmijëve takimin e shumëpritur.