Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mes Valbonës dhe Arsidës. Gjithçka nisi nga një fjalë e përdorur nga kjo e fundit gjatë një sherri me G-Banin.
Teksa këngëtari po mbronte Valbonën, Arsida iu drejtua atij duke i thënë: “A je tutor, a je avokat?”.
E pikërisht fjala ‘tutor’ është marrë për keq nga moderatorja, e cila ka nisur një sherr të fortë me banoren.
Valbona në një moment thotë se jashtë ka ‘mamin, dy vëllezërit dhe gjyshërit’. Pastaj përmend edhe babain që ka ndërruar jetë.
Pjesë nga debati:
Arsida: Asnjë nga këto fjalë nuk ka dalë nga goja ime
Valbona: Do mbash përgjegjësi dhe mua më vjen turp të flas me një femër si puna jote
Arsida: Pse më flet
Valbona: Do më gjesh tutorin
Arsida: Ok, do ta gjej unë nëse do
Valbona: Kush më tuton mua dhe ti nuk më bën pr*stitutë në këtë shtëpi
Arsida: Unë këtë fjalë nuk e kam thënë
Valbona: Do ma gjesh urgjent, ke kohë deri në darkë të gjesh tutorin. Unë nuk reagova se kam një nënë jashtë, kam dy vëllezër, kam një gjysh, kam një gjyshe. E kam babin në varr dhe unë këtë fytyrë nuk ma ka marrë kush dhe nuk ma merr ti
Arsida: Mos u viktimizo
Valbona: Kaq po të them
Arsida: Nëse je e pavarur mbaj përgjegjësi për veprimet e tua. Njerëzit e vdekur mos i përmend këtu. Asnjë nga këto fjalë që thua ti nuk i kam përdorur. Se çfarë ndihesh ti dhe je ti, nuk e di. Unë nuk kam ofenduar njeri.
Valbona: A ka Zot për ty, të ka mbuluar turpi
Arsida: Jam e sigurt që ka, turpi s’më ka mbuluar