Pushimet e verës 2023 për Klea Hutën nuk kanë mbaruar ende. Ajo ndodhet në Greqi, aty ku po kalon ditët e ngrohta të korrikut.
Gjatë qëndrimit në hotel, ajo ka zbuluar se gjysma e stafit është nga Shqipëria. Këtë ajo e ndau me ndjekësit e saj në “Instagram”, duke thënë se zbuloi këtë gjë vetëm kur njëri prej tyre ofendoi.“Kur kupton që stafi i hotelit në Greqi janë shqiptarë, sepse shau shqip. Dhe ti ke folur një ditë e gjysme anglisht”
Me siguri ndonjëri prej jush ka hasur staf shqiptar edhe jashtë vendit, por e ka kuptuar me vonesë, si në rastin e Kleas. Kujtojmë se Klea së fundmi realizoi dasmën madhështore me Elgitin në jug të vendit. Pamjet nga ceremonia bënë xhiro në rrjet për ditë me radhë, pasi çdo gjë ishte ‘magjike’.