Këngëtari Gjesti eshtë surprizuar sërish ditën e sotme.
Këtë herë mbi shtëpinë e Big Brother VIP Albania kanë mbërritur 3 parashuta me flamujt e Kosovës dhe Shqipërisë.
Banori nuk ka mundur të mbajë dot emocionet dhe ka shpërthyer në lot nga gëzimi, ndërsa disa nga vajzat e shtëpisë i kanë qëndruar afër.
Kujtojmë se edhe ditën e djeshme për Gjestin ka pasur dron, duke treguar kështu mbështetjen e madhe që banori ka fituar jashtë në vetëm 3 ditë qëndrimi në shtëpi.
Hyrja e Gjestit është shoqëruar me shumë zhurmë në rrjet dhe brenda shtëpisë, duke ‘trazuar ujërat’ për banorët e BBV.