Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit “Stresi,” ka ngritur zërin në mbështetje të konkurrentit të Big Brother VIP Albania, Gjesti.
Përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Stresi ka njoftuar organizimin e një proteste paqësore para selisë së “Top Channel” ditën e sotme në orën 14:00.
Në mesazhin e tij, Stresi shprehu shqetësimin për fenomenin e bullizimit, duke theksuar se sjelljet ndaj Gjestit kanë kaluar çdo kufi të pranueshëm. “Duhet të mblidhemi për të ndaluar bullizimin dhe të kërkojmë që të vendosen masa të rrepta,” deklaroi ai. Ai kujtoi gjithashtu protestat e mëparshme të organizuara për çështje sociale dhe nënvizoi se edhe kësaj here qëllimi është sensibilizimi, pa përfitime personale.
Por, më pas, ai ka publikuar në rrjetet sociale foto të mesazheve mbështetëse dhe sensibilizuese ndaj Gjestit, të cilat janë ngjitur në një mur pranë shtëpisë së Big Brother. Mesazhet përfshijnë thirrje si “Stop bullizimit” dhe “Mbështetje për Gjestin,” duke nxitur solidaritet dhe ndërgjegjësim shoqëror.
“Shumë e thjeshtë. Menduat se do bëjmë luftë! Thjesht mesazhe. Këu jemi”– shkroi ai.