Familjarët e Jozit kanë bërë një reagim pas deklaratave të gazetares Dasara Karaiskaj se këngëtari është homoseksual.
Karaiskaj tha se Jozi ka një partner jashtë shtëpisë së BBVA.
“Mua më vjen aq keq për atë partnerin e Jozit me të cilin ai ka bashkëjetuar në Zvicër dhe Milano. Nuk është e drejtë nga ana ime t’ia denigroj figurën, por ky Jozi e ka hak t’ia nxjerr atë foton dhe profilin e atij partnerit që e ka Jozin foto profili në Instagram”, tha Dasara në një video të postuar në rrjetet sociale.
Jo vetëm kaq por Dasara publikoi fotot e Jozit me personin duke shtuar aludimet si dhe publikoi bisedën e saj me djalin në fjalë.
Pas këtyre deklaratave ka ardhur edhe reagimi i familjarëve të Jozit, në profilin e tij zyrtar në Instagram.
“Gjatë ditës së sotme në rrjetet sociale kanë qarkulluar disa foto të Jozit dhe si familjarë të tij, ndiejmë përgjegjësi të reagojmë. Jozi me djalin në foto janë miq, të njohur në rrethana emigrimi, por këto janë informacione nuk i përkasin medias për sa kohë që Jozi vetë nuk i ka treguar brenda në shtëpi apo t’i bëj publike në profilin e tij, atë dhe shokë të tjerë që e mbështesin”, shkruhet në deklaratë.
Është absurde të shpikësh lajme të tilla prej fotove të dy djemve së bashku të cilët janë shokë prej vitesh. Prandaj bëjmë thirrje të tregoheni më të kujdesshëm me informacionet e pavërteta që përhapni.
Një pseudo-gazetare e dëshpëruar për vëmendje ka vendosur të përdorë rrjetet e saj për të hedhur baltë jashtë çdo etike gazetareske, çdo morali dhe parimi njerëzor.”