Nëse ka pasur një kryefjalë të kësaj vere (përveç temperaturave ekstreme), ajo ka qenë muzika. Kjo verë ka qenë e mbushur me projekte të reja muzikore.
E ndërsa priten edhe shumë projekte të reja muzikore deri në përfundim të verës, duket se dita e djeshme ka qenë ditë perfekte lançime këngësh, sidomos për emra si Elvana Gjata, Dhurata Dora, Luiz Ejlli e Butrint Imeri. Të katër artistët e sipër- përmendur, kanë sjellë dje nga projekt muzikor për publikun e tyre.
Ndonëse secila këngë është ndryshe nga tjetra, ato kanë një të përbashkët – “lufta” për këngën më të suksesshme!!
Në një kohë ku pëlqyeshmëria matet me klikime, ja se si renditen artistët me klikime, brenda 24 orëve nga publikimi i projekteve të tyre.
4. Elvana Gjata – “Pak”
Brenda 16 orësh nga publikimi, kënga e re e Elvanës numëron 174 mijë klikime.
3. Dhurata Dora – “Palma”
Edhe kënga e re e Dhuratës ka 16 orë që është publikuar, dhe deri tani numëron 277 mijë klikime.
2. Butrint Imeri – “Moj dashni”
Gjithashtu me 16 orë nga publikimi, kënga e re e Butrintit numëron plot 488 mijë klikime
1. Luiz Ejlli – “Dedikim”
Vendin e parë aktualisht e mban Luiz Ejlli me 674 mijë klikime. Nga ana tjetër, kënga e Luizit ka 21 orë që është lançuar, duke pasur kështu një rezultat shumë të ngushtë me vendin e dytë, që i takon Butrint Imerit.
Mbetet të shohim, cila nga katër këngët do të jetë më e suksesshmja. Cila është e preferuara juaj? 🙂