Jemi në mes të vitit 2023, por ndarjet në showbiz kanë qenë vërtet të shumta.
Jo vetëm nga showbizi i huaj, por edhe ai shqiptar.
Çifte shumë të famshëm i kanë dhënë fund lidhjeve të tyre apo martesave. Ja një listë me të famshëm shqiptarë që i kanë dhënë fund lidhjeve gjatë këtij viti:
Ndarja e Olsi Bylykut dhe Egli Takos ka qenë një nga më të komentuarat. Fillimisht ndarja e tyre u bë e ditur nga mediat ndërsa tani është konfirmuar edhe nga vetë dyshja.
Olsi dhe Egli kishin një histori të gjatë dashurie që përfundoi për arsye që ende nuk dihen. Këngët e fundit të Olsit janë marrë si dedikim për Eglin dhe kjo e fundit gjithashtu nuk i ka kursyer postimet në rrjete sociale lidhur me këto këngë.
Dafina Zeqiri dhe Dj Geek bënë bujë gjithashtu me ndarjen e tyre të papritur në një kohë kur dukej se gjithçka po shkonte mirë për ta si në aspektin personal, edhe atë profesional.
U tha se arsyeja e ndarjes ishte një hap madhor që Dafina donte të ndërmerrte në lidhje me të ardhmen e tyre.
Përflitet se Dafina ka kohë që ka shprehur dëshirën e saj për t’u bërë nënë, por DJ Geek mesa duket nuk ka qenë i gatshëm për të marrë këtë përgjegjësi për momentin.
Prej muajsh modelja Beniada Nishani, ka jetuar një romancë dashurie me Blerti Hajdarin, vëllai i Arbër Hajdarit.
Beniada dhe Blerti u njohën dhe dashuruan gjatë emisionit “Procesi Sportiv”, por duket se lidhja nuk ka zgjatur shumë.
Çifti së fundmi u nda dhe Blerti hoqi nga profili foton e vjetër me Beniadën, duke lënë të kuptohet se kjo histori ka marrë fund!
E bujshme ishte dhe ndarja e Feros me Arbenitën pasi modelja ka bërë akuza të rënda ndaj reperit.
Arbenita e ka denoncuar bashkëshortin e saj, për dhunë fizike. Në raportin e Prokurorisë tregohej se për 3 muaj me radhë se ndaj modeles është ushtruar dhunë psikologjike, fizike dhe ekonomike.
Nga ana tjetër Fero i mohoi akuzat dhe tha se do ia lë në dorë drejtësisë për të zbuluar të vërtetën.
Një tjetër ndarje ka përjetuar Blero Muharremi.
Këngëtari ishte edhe vjet i komentuar për ndarjen nga Afrona, por edhe këtë vit duket se ka përjetuar një tjetër ndarje.
Pak kohë më parë ai konfirmoi lidhjen e re të dashurisë dhe prezantoi partneren e re bjonde me një postim në Instastory.
Madje i bëri dhe një dedikim për ditëlindje, por teksa u duk që gjithçka po shkonte mirë në aspektin e lidhjes, një postim i tij tregoi se i ka dhënë fund.
Për më tepër Blero fshiu edhe fotot duke konfirmuar lajmet për një tjetër ndarje.
Prej kohësh përflitej për një krizë të mundshme të çiftit që u njoh në Big Brother VIP Kosova, Gresa Hoti dhe Andi Artani. Por u raportua së fundmi se dyshja i kanë ndarë rrugët përfundimisht me njëri-tjetrin, duke i dhënë fund lidhjes së tyre. Prive ka raportuar se pushimet e fundit të Gresës në Ibiza janë bërë “mollë sherri” që çifti në fjalë të ndahen përfundimisht.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha gjithashtu është ndarë nga i dashuri kohët e fundit. Shkak u bë një mesazh i tij lidhur me peshën e saj, gjë që Bebes nuk i ka pëlqyer dhe ka kërkuar ndarjen. Keyan Safyari, producent dhe regjisor, i ka dërguar një mesazh Bebes ku e sqaron se është treguar i sinqertë me të dhe nuk e sheh këtë si arsye për tu ndarë. Megjithatë këngëtarja e ka hequr nga Instagrami duke lënë të kuptohet se nuk janë më bashkë.