Armaldo Kllogjeri ka zbuluar për herë të parë arsyen se përse i ka mbetur hatri me Luiz Ejllin, e se përse nuk flet me të.
Teksa ishte i ftuar ditën e sotme në “Pushime on top”, ai tha se Luizi nuk e ka uruar për ardhjen në jetë të vajzës. Sipas tij, do ishte e mirë që të liheshin pas hatërmbetjet dhe të urohej për bekimin që mori, por shtoi edhe se i ka bërë bllok fituesit të “BBV” prej kohësh.
“Do isha shumë i gëzuar nëse Luizi do më uronte për ardhjen e vajzës time në jetë. Është tërheqje vëmendje. Në gëzime dhe në hidhërime të paktën duhet të mos kemi hatërmbetje. Unë prisja një mesazh nga ai, pavarësisht bllokut që i kam bërë në Instagram”– tha Armaldo.
Nga ana tjetër, Luizi duket se e ka bërë një hap, nga ato të llojit të tij, duke publikuar para disa ditësh gjobën e Maestros, për të cilën edhe u kritikua pasi i publikoi të dhënat personale.
A mos ndoshta Maestro duhet të heqë bllokun, që ti lërë hapësirë Luizit për t’i dërguar një mesazh?