Ndërsa dinamikat në shtëpinë e BBV nuk mbarojnë asnjëherë, po aq të shumta janë edhe komentet në rrjet, e herë pas here edhe aludimet.
Së fundmi në kanalet e BBV për pak sekonda janë trasnmetuar pamje nga një ambient i veçuar, aty ku më herët është vendosur ‘shpella’ disa javë më parë.

Ky moment ka ngritur shumë pikëpyetje te ndjekësit e formatit, ndërsa shumë e lidhin me një rikthim të Egli Takos.
Ndërkaq, nga pamjet duket sikur është rikrijuar suita e famshme, që ka qenë edhe në edicionet e shkuara pjesë e BBV, ndërsa mendohet se kjo mund të jetë një surprizë për Jozin dhe Loredanën.
Se për çfarë bëhet fjalë, mbetet të shihet në Primen e radhës.