Largimi i Eglit dhe rrugëtimi i saj në BBV padyshim ka qenë një nga dinamikat më të përfolura të këtij edicioni të BBV (ose më i përfoluri).
Ndërsa rrjeti ende mendon se do të ketë një rikthim të Eglit, të tjerë e komentojnë, shumë e mbështesin e shumë të tjerë janë të shqetësuar për gjendjen e saj shëndetësore, ka ardhur edhe reagimi i parë zyrtar i Egli Takos për eksperincën e saj në BBV.
Egli shpjegon arsyen e largimit si dhe atë që shumë herë u la në ‘hije’ ose nuk u komentua sa duhet, sinjalet dhe afrimitetin që Gjesti ka pasur kundrejt saj, duke treguar kështu se në fakt pëlqimi nuk ka qenë kurrë i njëanshëm.
Egli gjithashtu tregon se është mirë, është thjesht e ngarkuar psikologjikisht për mënyrën si shkoi rrugëtimi i saj.
Gjithashtu, Egli shton së sërish dëshiron që Gjesti të jetë fitues si lojtari më i larmishëm dhe shumëngjyrësh i këtij BBV.