“Fituesi qëndron vetëm, për mua je perëndeshë…”, kanë këto disa nga fjalët që ka shkruar G Bani në një postim ditën e djeshme për Danjën.
Ditën e djeshme një debat i ashpër mes Danjës dhe Gjestit ka ‘ndezur’ shtëpinë e më pas ka përfunduar duke iu kundërvënë Danjës pjesa më e madhe e banorëve, të cilët vijuan mendimin e Gjestit dhe e kanë ‘akuzuar’ Danjën se mban afër vetes në shtëpi vetëm meshkuj dhe ‘flirton’ me ta.
Ky debat ka nxitur shumë komente në rrjet e mes tyre edhe një reagim të G Banit, i cili më pas e ka fshirë postimin.