Krist Aliaj është pjesë e jurisë profesionale të “She’s on Top”, i cili po transmetohet në Top-Channel.
Mirëpo, në mes të emisionit ndodhi një e papritur. Kristi ka ndërprerë fjalën e jurisë teksa komentonin për sfilatën e vajzave, për të dhënë një mesazh.
“Më falni pak. Dua të them diçka për një ish kolegun tim bjond. Fantazitë që ke për mua pas orës 12, mbaji për vete. Kaq kisha. Vazhdojmë!” – ka thënë Kristi, teksa të gjithë mbetën të habitur nga kjo ndërprerje dhe Argjira Spanca nisi t’a pyesë se çfarë ndodhi. Kristi nuk ka dhënë më shumë shpjegime, duke thënë se e di vet ai.
Nuk dimë se çfarë mund të ketë ndodhur mes të dyve, ose në ndonjë nga koncertet e tij Luizi ka bërë ndonjë deklaratë për Kristin, pasi nuk është hera e parë që Kristi shprehet kështu për Luizin, ndërsa nga ana e këtij të fundit nuk ka ende asnjë reagim.