Einxhel Shkira është një ndër personazhet e paktë të ekranit, që mendimin e saj e thotë hapur dhe pa “filtra”. Me lindjen e djalit të saj Trev, Einxhel është tërhequr nga ekrani, por jo nga rrjetet sociale.
Shpesh, ajo ndan me ndjekësit mendimet e saj lidhur me situata të caktuara, jetën e përditshme etj. Kështu ka ndodhur dhe së fundmi, ku moderatorja ka folur pak rreth ligjit të ri për studentët e mjekësisë, të cilët i pengon të lëvizin jashtë Shqipërisë për 5vite pas kryerjes së studimeve.
“Bota është një vend i lirë dhe falë Zotit po na jepet mundësia t’a njohim, shëtisim e provojmë botën. Njerëzit jo domosdoshmërisht largohen se Shqipëria është vend i keq, njerëz largohen dhe nga Gjermania edhe pse nuk është vend i keq. Njeriu nuk duhet te burgoset nga ca nacionalitete të tepruara, duhet të jetë i lirë të fluturojë” – ka thënë ndër të tjera Einxhel Shkira.
Ndërkohë, krah videos ajo shkruan:
“Thënë kjo nga dikush që provoi të punojë në Afrikë për të ndjekur ëndrrat e saj… Pse nuk më ndaloi kush mua,pse nuk u shqetësua askush që një e re shiptare po shkonte në një kontinent më të varfër se Shqipëria për të punuar??Prandaj, të mos bëhemi një shtet hipokrit dhe le t’i lemë të lirë të rinjtë tanë të zgjedhin vet ku është më e mira për ta”
Video e plotë si më poshtë…
https://vm.tiktok.com/ZM2GG4j3q/
Jeni dakord me Einxhel? 🙂